Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet nesër. Megjithatë, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi nuk pritet të jetë në rend dite.

Lajme

22/02/2017 18:38

Sipas burimeve te lajmi.net, Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë mbajtjen e një seance të re ku do të jenë në rend dite rreth 10 projektligje, por në rend dite nuk është demarkacioni.

Pas raportit të Komisionit për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit u konfirmua se Kosova nuk humb territor, pritet që së shpejti demarkacioni të arrijë në Kuvend dhe aty deputetët me votën e tyre të përcaktohen për ose kundër.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhen së paku 80 vota, ose 2/3 e deputetëve. /Lajmi.net/