Nesër mblidhet Kryesia, caktohet seanca e parë e vitit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër, ku pritet të caktohet seanca e parë për këtë vit.

Lajme

17/01/2019 11:38

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur nesër në mëngjes mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar për nesër ora 08:30 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të caktohet seanca e parë e sesionit pranveror parlamentar”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/