Nesër mbahet koncerti madhështor i Rita Orës, motra e saj arrin në Tiranë

Rita Ora nesër do të performojë në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

ShowBiz

02/06/2018 14:38

Përgatitjet rreth koncertit të saj janë drejt finalizimit, ndërsa koncerti i saj pritet të mbledh numër të madh qytetarësh në shesh, shkruan lajmi.net.

Motra e saj ka arritur e para në Tiranë, ndërsa në rrjete sociale ka publikuar imazhe në të cilat shfaqet e lumtur në kryeqytetin shqiptar.

Kujtojmë që Rita Ora javë më parë ka publikuar projektin “Girls”, ndërsa për javë të tëra ka qenë e angazhuar në turneun evropian me po të njëjtën kauzë, pra për femrat. /Lajmi.net/