“Nëse Rama e Thaçi anashkalojnë Luginën e Preshevës nga bashkimi, është tradhti!”

Kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu thotë se Tirana ka mbështetje për "bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës” si shenjë e mungesë së perspektivës evropiane, por jo pa Preshevën.

Lajme

20/04/2017 20:12

Musliu tha, për Presheva Jonë, se ai mbështet deklaratën e mëparshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën pa Luginën e Preshevës pa Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është e gjymte. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Obligim moral dhe kombëtar kanë Hashim Thaçi dhe Edi Rama që ne këtë bashkim të përfshijnë domosdo edhe Kosovën Lindore ashtu siç e quajnë ata shpesh para zgjedhjeve, ndryshe Rama dhe Thaçi nëse na anashkalojnë, kjo është tradhti kombëtare!..” ka deklaruar në vazhdim Mulsiu.

Musliu në vazhdim duke justifikuar bashkimin e Luginës në një shtet unik të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thëne, se “qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi. Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kjo është konfirmuar edhe me 1-2 mars te vitit 1992 dhe ne nuk kemi të drejtë as morale as kombëtare që të shkelim amanetin e dëshmorëve tanë të UÇPMB-së për çka u flijuan”.

“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Jemi te vetëdijshëm se shkëputja e Luginës se Preshevës nga Serbia nuk do të jetë e pëlqyeshme, siç nuk i ishte pëlqyer as shkëputa e Kosovës para 18 vitesh. Ja përkujtojmë Beogradit se kjo s’është Shqipëri e Madhe pa Nishin. Bile Serbia duhet te na falënderojë që për momentin shqiptaret po kërkojnë bashkimin në një shtet vetëm më Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Herë do kurdo ajo do t’i kthej tokat tona ”, ka thëne në fund Musliu. /Lajmi.net/