Nëse keni këto simptoma, keni çrregullim hormonal

Çrregullimet hormonale ndodhin për arsye të ndryshme dhe shpesh ato përcillen nga simptoma të cilat na shfaqen papritur në organizëm.

Lifestyle

30/03/2017 02:09

Nëse ndjeheni të rraskapitur gjatë tërë kohës, ju mund të keni ndonjë çrregullim hormonesh.

Njëlloj ndodh edhe nëse vëreni ndryshime në lëkurë sikurse në ngjyrën e lëkurës apo shenja të ndryshme.

Nëse qimet në trup papritur kanë nisur të rriten më shumë se zakonisht, edhe kjo është një shenjë që hormonet tuaja nuk janë në rregull.

Çrregullimet e ciklit menstrual janë ndër simptomat më të shpeshta të çrregullimeve hormonale.

Edhe djerësitja gjatë natës është po ashtu një tjetër shenjë./Indeksonline/