Nëse dëshironi martesë të suksesshme, fshijeni partnerin nga Facebooku

Një ekspert i marrëdhënieve ka ofruar disa këshilla për çiftet të cilat dëshirojnë të krijojnë një marrëdhënie më të mirë – dhe të cilët e përdorin shumë teknologjinë.

Lifestyle

09/09/2015 13:18

Ai thotë se ta fshini partnerin nga llogaria juaj në Facebook mund të jetë mënyra më e mirë për të pasur një martesë të suksesshme.

Ai sugjeron se çiftet të cilat e fshijnë njëri-tjetrin nga lista e miqve në rrjete sociale do të qëndrojnë më gjatë së bashku, transmeton Lajmi.net.

Eksperti i marrëdhënieve Ian Kerner ka thënë se teknologjia është duke bërë që çiftet të ndahen për shkak të një pëlqimi në Facebook apo komentimi në ndonjë postim.

“Unë e kuptova këtë për një kohë të shkurtër me gruan time, se me të vërtetë nuk dua ta kem atë në listën e miqve në Facebook dhe as ajo mua,” tha ai.

“Unë nuk dëshiroja informacione shtesë. Dëshiroja më pak informacione, më shumë mister dhe më shumë paparshikueshmëri.”

Statistikat tregojnë se rreth 25% të çifteve në mbarë botën ndahen për shkak të Facebookut dhe rrjeteve të tjera sociale. A mendoni se kjo është zgjidhja më e mirë? Komentoni më poshtë për mendimet tuaja!