Nervozohet Messi, ngrit zërin ndaj bashkëlojtarit (VIDEO)

Edhe Leo Messi bëhet nervoz ndonjëherë, ani pse kryesisht është shumë i qetë.

Sport

24/09/2017 13:48

Sulmuesi argjentinas u nervozua në përballjen ndaj Gironas.

Ai ngriti zërin ndaj mesfushorit të skuadrës, Ivan Rakitic, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas pasimit të vonshëm të kroatit, Messi u zu në pozitë jashtë loje nga gjyqtari anësor.

Messi reagoi ndaj Rakitic duke i kërkuar pasim më të shpejtë.

Gjithsesi, kroati e kuptoi dhe nuk e dramatizoi situatën. Barcelona mposhti Gironan me rezultat të thellë, 3:0.

Çuditërisht, Messi nuk shënoi asnjë gol në këtë përballje.

Pas 6 xhirove, Barcelona ka shënuar 6 fitore, duke grumbulluar 18 pikë. /Lajmi.net/

YouTube player