Nepali tronditet nga një termet 7.5 shkallë

Një tërmet i fuqishëm prej 7.5 ballë ka tronditur këtë të shtunë Nepalin, me epiqendër një zonë 77 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Katmandu.

Bota

25/04/2015 09:45

Në zonën në fjalë, disa pallate janë shembur, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nju Delhi dhe qytete të tjera në veri të Indisë.

Për momentin nuk dihet ende numri i viktimave.

“Ne jemi në një proces mbledhjeje informacioni dhe po punojmë për t’u vajtur në ndihmë banorëve në zonat e prekura, si në vendin tonë ashtu edhe në Nepal”, ka deklaruar kryeministri indian Narendra Modi në Twitter.