Nënçmimi ndaj Përfaqësueses së Kosovës, komentuesit “gozhdojnë” Visar Ymerin

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje edhe njëherë nuk e ka përmendur Kosovën e cila sonte zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin Rusia 2018.

Lajme

09/10/2017 21:40

 

Ai i ka uruar suksese Shqiëprisë, por përsëri nuk e tha asnjë fjalë mbështetëse për djelmoshat kosovarë.

“Edhe pse punët e shumta në fushatë na e kanë pamundësuar të jemi në “Loro Boriçi”, #memendje e #mezemër jemi aty, #meKombëtaren. #Përjetësisht”, ka shkruar Ymeri.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer përcjellësve të Ymerit në facebook, transmeton lajmi.net

Shumë komente kanë qenë “rikujtuese” se sonte luan edhe skuadra e Kosovës.

“Rrogat pi merrni pej buxhetit te Kosoves”, “E harrove Kosoven”, “Edhe Kosova luan sonte”, janë disa nga komentet e përdoruesve të facebookut.

Kjo nuk është hera e parë që Ymeri me dashje nuk e përmend Kosovën.

Njejtë kishte vepruar në kohën kur Kosova zhvilloi ndeshjen debutuese ndaj Finlandës. /Lajmi.net/