Nëna lutet mos t’i shembet shtëpia (Foto) – Lajmi.net
Nëna lutet mos t’i shembet shtëpia (Foto)
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 9:08, 19 July 2017
Ilustrim
Ilustrim
Katër fëmijë të familjes Selimi në Prishtinë shpesh mbesin pa ushqim. Bukën e fundit e ruajnë për fëmijët, dy gjyshërit dhe nëna nuk ushqehen edhe me nga dy ditë

Të rriturit nuk e shuajnë urinë që t’u lënë bukë në sofër të miturve. Kjo po ndodh në familjen tetëanëtarëshe Selimi, ku më të mëdhenjtë e familjes rrinë pa bukë vetëm që të vegjlit të kenë ushqim edhe për të nesërmen. Gjetja e një kënaçeje në mbeturina apo në hekurishte do të thotë për ta shpresë se mund t’i shesin dhe ta blejnë një bukë, shkruan “Zeri” .

Çdo ditë për të shkuar tek shtëpia e tyre apo për të dalë në qytet ata kalojnë pranë një furre buke, që ndodhet tek parku i qytetit në Prishtinë. Aroma e bukës së pjekur shpesh thonë se ua “ngop” barkun teksa shkojnë të uritur që të mbledhin kënaçe, që pastaj kah të kthehen në shtëpi ta blejnë bukën.

Hajdin Selimi gjatë natës mbledh kanaçe, hekurishte e najlon që t’i shesë dhe të dërgojë bukë në familjen e tij tetëanëtarëshe. Për shkak të moshës së shtyrë dhe temperaturave ai ditën nuk mund të mbledhë kënaçe nëpër kontonjerë. Këtë “punë” e vazhdon çdo ditë pasi perëndon dielli deri në ora 03:00 të mëngjesit. Selimi është gjysh i katër nipave e mbesave, për të cilët me gjithë moshën e shtyrë vazhdon të mos dorëzohet, të mbledhë kënaçe vetëm t’ua sigurojë bukën fëmijëve…

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush