“Nëna e të gjitha bombave” la të vdekur dhjetëra pjesëtarë të ISIS
Sulmi i ushtrisë amerikane, i kryer me të njohurën “nëna e të gjitha bombave” (MOAB) la të vdekur 36 pjesëtarë të ISIS dhe shkatërroi bazën e tyre në Afganistan
Bota
Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi, pas sulmit me bombën nëntë mijë e 800 kilogramësh e cila cak kishte një tunel që përdorej nga i ashtuquajturi Shteti islamik në krahinën e Nangarhar, njofton BBC, përcjell Klan Kosova.
Ministria e Brendshme afgane ka njoftuar se civilët nuk kanë qenë të prekur nga ky sulm.
Kurse ish-presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë ai jonjerëzor dhe keqpërdorim të vendit të tyre.
“Nëna e të gjitha bombave” goditi fshatin Momand ku ushtarët e ISIS po përdorin një rrjet shpellash.
Më atë rast u shkatërrua një pjesë e madhe e armatimit.