Negociatat, Fleckenstein arrin në Tiranë

Pasi BE-ja vendosi që hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të shtyhet për vitin 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka arritur në Tiranë.

Lajme

02/07/2018 08:33

Mësohet se ai do të marrë pjesë në një diskutim lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.

Në tavolinën e diskutimit ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të diskutohen edhe pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e Shqipërisë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.

Këshilli i Europës vendosi më 26 qershor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda vitit 2019. Lajmi u përshëndet edhe nga vendet skeptike brenda BE-së, siç ishte dhe rasti i Holandës. / Koha Jonë