Në Zym mbahet gara automobilistike
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë me garën që do të zhvillohet në Zym. Bëhet fjalë për garën e dytë në disiplinën malore, pas asaj që është zhvilluar në Prevallë.
Lajme
Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante (Policinë e Kosovës, Ndihmën e Shpejtë dhe Brigadën e Zjarrfikësve) i ka ndërmarrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet sot nga ora 8:30. Më vonë, pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitjet provuese, ndërsa aktiviteti për sot përfundon rreth orës 16:00.
Të dielën, duke filluar në orën 10:00 bëhet renditja e garuesve, starti i vozitjes së parë është në orën 12:00, ndërsa gara pritet të mbyllet në orën 16:00 me ceremoninë e shpalljes së fituesve.