Në tubimin ku Kurti shpalos platformën e tij, nuk marrin pjesë grupi anti-Kurti

Ka nisur tubimi i Vetëvendosjes, në të cilin kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie Albin Kurti do të shpalosë platformën e tij.

Lajme

13/01/2018 15:03

Në këtë tubim i cili po mbahet në ‘Sallën e Kuqe’, të Pallatit të Rinisë, nuk janë parë asnjë nga anëtarët e kësaj partie të cilët janë dalë kundër Kurtit.

As Shpend Ahmeti i cili deri më tani nuk ka marrë anë nuk është në këtë tubim. Ai sot ka njoftuar se gjendet në një vizitë në Tiranë.

Në këtë po merr pjesë ushtruesi i detyrës së sekretarit, Ismajl Kurteshi, anëtari i kryesisë Hdyajet Hyseni, deputet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Ali Lajçi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e të tjerë./Lajmi.net/

26803388_10213398359046973_205506398_n