Në Stamboll përurohet parku ‘Adem Jashari’ (Foto)

Të dielën në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani, i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit.

Lajme

24/05/2015 20:20

Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë ta shikoje tërë atë park madhështor që mbanë emrin e heroit legjendar, Adem Jashari.

Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik të Stambollit, i cili është me prejardhje shqiptare, ishte iniciator për ta pagëzuar një park modern me emrin e Adem Jasharit, raporton Rajonipress.

1

“Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit, sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij”, tha Osmani.