Në shtator u ngritën çmimet e konsumit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2 për qind në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht. Cimet janë rritur në shtatorë të këtij viti edhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Lajme

12/10/2016 14:51

Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2016. Sipas të dhënave të ASK-së, ngritje e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët (1.2 për qind); perimet (5.5 për qind); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0 për qind)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, po sipas të dhënave të ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1 për qind) dhe shërbime për transport (-3.5 për qind)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK, shkruan lajmi.net.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2016 me muajin shtator 2015 ishte 0.6 për qind.

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.6 për qind në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.0 për qind); qumësht, djath dhe vezë (2.6 për qind); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); pije alkoolike (2.7 për qind); duhan (5.1 për qind); veshje (2.8 për qind); shërbime për transport (11.8 për qind)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK”, bënë të ditur ASK. /Lajmi.net