Në rinumërim 14 vendvotime

KQZ dhe QNR ka vendosur që në 14 vendvotime do të rinumërohen përsëri votat.

Lajme

11/06/2014 16:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të rezultateve ka vendosur që të rinumërohen 14 vendvotime, raporton Zëri.

Arsyeja e numërimit është mos përputhja e formularëve të rezultateve. Nga këto 14 vendvotime 3 janë në Prishtinë, 4 në Podujevë, 2 në Prizren, nga një në Graçanicë, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan dhe Mitrovicë.