Në restorantin e Jon Bon Jovit të varfërit nuk paguajnë! (Foto)

Yjet e muzikës rock solidarë: në restorantin e sapo hapur të Jon Bon Jovit në New Jersey, të varfërit do të hanë dhe nuk do të paguajnë.

ShowBiz

18/05/2016 08:39

Në restorantin “Soul Kitchen”, i përuruar nga këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Dorothea, në Toms River, në bregdetin atlantik të shkatërruar katër vite më parë nga uragani ”Sandy”, të varfërit do të hanë dhe pastaj do të lajnë pjatat.

“Sepse të gjithë duhet të hanë edhe në restorant, mbi të gjitha në një shoqëri ku një në pesë familje jeton në varfëri”, deklaroi Jon Bon Jovi, i cili ka shitur deri tani 120 milionë albume.

 Lokali bën pjesë në planin humanitar që Jon dhe Dorothea e mbështesin edhe me fondacionin “Jon Bon Jovi Soul”.

“Të gjithë të varfërit marrin të njëjtin vakt”, shpjegon Dorothea.

“Nuk ka nevojë për shkencë për këtë gjë”, thotë këngëtari i “Livin’ On A Prayer” dhe “You Give Love A Bad Name”.

Fondacioni i këngëtarit ka ndërtuar edhe 500 shtëpi dhe 10 fjetore për mijëra të varfër.

sooo

soul kitchen

bon i