Në QKUK vidhen akumulatorët e gjeneratorëve

Në mëngjesin e së mërkurës gjeneratorit të energjisë elektrike dhe një tjetri prapa Kirurgjisë iu mungonin akumulatorët.

Lajme

10/01/2018 20:34

Menaxheri i kompanisë për siguri fizike në objektin e Qendrës kryesore spitalore të vendit, Xhavit Gashi, thotë se ata u vodhën, dhe informatën për mungesën e tyre kanë marrë në orën shtatë të së mërkurës nga shefi i ndërrimit të sigurimit, njofton Klan Kosova.

Sipas tij hapësira prej 48 hektarësh që mbulohet nga kompania e sigurimeve ka bërë të pamundur që të rasti në fjalë të diktohet më herët.