Në orët e vona, Dafina ‘ndezi’ rrjetin me ‘twerk’ në kuzhinë

Dafina Zeqiri është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

15/10/2018 09:30

Dafina është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja, në shumë prej tyre shfaqet tejet atraktive, ashtu siç u shfaq edhe së fundi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka provokuar me një video që ndau me ndjekësit në InstaStory, ku shihet duke bërë ‘twerk’.

Ajo gjendej në një kënd të kuzhinës, derisa po argëtohej në orët e vona me shoqe, kur dikush prej tyre e filmoi atë duke bërë ‘twerk’.

Kujtojmë që Dafina ka disa ditë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë së shpejti. /Lajmi.net/