Në orën 14:00 varroset studenti Valdet Zeqiraj që vdiq nga sëmundja e kancerit

Valdet Zeqiraj, 27 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e kancerit, ka ndërruar jetë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së dielës. Ai do të varroset sot në varrezat e fshatit Studenicë të Istogut

Lajme

06/03/2018 13:32

Njëzeteshtatëvjeçari nga Istogu, para dy javëve kishte shkuar në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk ishte e shërueshme në Kosovë.

Familja e tij ditë më parë nëpërmjet një postimi publik ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 27-vjeçarin me mjete financiare për shërim. I janë dashur më shumë se 130 mijë euro për shërim, ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë i janë ndarë 23 mijë euro.