Në kuzhinë ekziston edhe problemi, edhe zgjidhja: Si t’i hiqni qafe përgjithmonë buburrecat? – Lajmi.net
Në kuzhinë ekziston edhe problemi, edhe zgjidhja: Si t’i hiqni qafe përgjithmonë buburrecat?
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 14:38, 17 June 2018
Me ardhjen e kohës së ngrohtë vijnë edhe probleme të pakuptueshme. Si të freskoheni, por që të mos ju sulmojnë insektet, buburrecat?

 

Nëse shtëpia tuaj bëhet fole për këto insekte të mërzitshme, buburrecave, duhet të dini që ashtu siç vijnë shpejt po ashtu shpejt zhduken, transmeton Telegrafi.

Sapo të mos kenë ushqim, nuk do të jenë edhe ata. Ndërkaq disa artikuj nga kuzhina mund t’ju bëhen aleat i shkëlqyeshëm që sa më parë t’i largoni.

Kripa

Nëse qitni kripë në rrugën e buburrecave, ata shumë shpejt do të ngopen me kripë, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv.

Soda dhe sheqeri

Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe qiteni nëpër vendin në të cilin grumbullohen buburrecat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.

Limoni

Meqenëse buburrecat nuk e durojnë thartirën e limonit, me lëng limoni spërkatni vendet ku ka më së shumti buburreca.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO