Në Kinë, Rusi dhe SHBA, Vuçiq do të diskutojë për Kosovën

Dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës pritet të vazhdoj në shtator.

Lajme

13/08/2018 23:36

Sipas ‘Blicit’ serb, në këtë muaj pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të ketë një numër të madh takimesh. Gazeta thekson se në këto takime diplomatike temë kryesore do të jetë Kosova.

Zëvendëspresidenti i Indisë do të vizitojë Serbinë edhe pse data nuk është konfirmuar.

“Përpos mbështetjes politike që kemi nga India, segmenti ekonomik i kësaj vizitë do të jetë shumë i rëndësishëm”, thonë burime të gazetës serbe, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë për takimin e Vuçiqit me homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin mediat serbe kanë raportuar edhe më herët pa dhënë ndonjë datë të saktë.

Presidenti serb ka pritje të mëdha nga vizita që do ta bëj në Nju Jork ku do të takohet me përfaqësues të administratës Trump.

“Amerika e ka zbutur qëndrimin kur është fjala për Kosovën. Pas një kohe të gjatë për herë të parë kemi një situatë ku ata duan të dëgjojnë se çfarë ka për të tënë Serbia”, thekson gazeta.

Para të gjitha takimeve, Vuçiq do të takohet me serbët e Kosovës ku do të bisedojë me ta dhe përfaqësuesit e tyre për të cilët është rënë dakord më herët që të informohen rreth të gjitha vendimeve dhe propozimeve nga autoritetet e Beogradit.

Vuçiq do vizitojë edhe Kinën për një forum ekonomik, por sipas gazetës edhe atje temë kyçe do të mbetet Kosova./Lajmi.net/