Në këtë fshat mbillen 111 pemë, kur lind një fëmijë-vajzë |FOTO|

Çdo kulturë i ka traditat e saj kur bëhet fjalë për lindjen e një fëmije, por kjo në këtë fshat të Indisë është shumë më ndryshe nga se jemi mësuar të shohim e dëgjojmë.

Fun

21/07/2015 16:32

Në vendin ku tradicionalisht favorizohet lindja e një fëmije djalë, Piplantri një fshat në indi ka krijuar një traditë të re e cila jo vetëm që i gëzohet lindjes së një fëmije vajzë, por edhe komuniteti dhe planeti përfiton. Pra, sa herë që një fëmijë-vajzë lind në këtë fshat, fshati mbjellë 111 drunj, po pra saktësisht 111 drunj.

piplantri_body_image_2_650.jpg__650x378_q85_crop_subsampling-2_upscale

Kjo traditë eko-vetëdijësuese ka filluar nga një ish-udhëheqës i fshatit kur vajza e tij i kishte vdekur në një moshë të re. Që nga ajo kohë rreth një qerek milioni drunjë janë mbjellur, duke garantuar që me kalimin e secilës gjeneratë e ardhmja bëhet më e gjelbër.

piplantri_body_image_3_650.jpg__650x378_q85_crop_subsampling-2_upscale

Si pjesë e traditës në fshatin Piplantri, fshati gjithashtu ka krijuar edhe një ‘fondacion’. Me kontributet e prindërve të vajzës dhe banorëve të fshatit mblidhet një shumë prej 500 dollarëve. Kjo shumë e të hollave lihet anash për 20 vite si një depozitë e mbyllur për vajzën.

piplantri_body_image_5_650.jpg__650x378_q85_crop_subsampling-2_upscale

Kjo shumë fikse siguron që vajza kurrë nuk do të bëhet barrë për familjen e saj, dhe gjithashtu lehtëson mundimin e familjes kur vie koha për të paguar pajën e vajzës kur martohet.

piplantri_body_image_6_650.jpg__650x378_q85_crop_subsampling-2_upscale

E mrekullueshme kur shohim se si një traditë mund të ketë ndikim kaq pozitiv në shumë aspekte të jetës. Këto vepra na shërbejnë si shpresë për të ardhmen e barazisë gjinore dhe qëndrueshmërinë, pra gjithçka dillon me lindjen e një vajze. /lajmi.net