Në ‘Javën e Gruas’ diskutohet për investimet e huaja dhe punësimin

Në Ditën e katërt te Javës së Gruas do të diskutohet për vështirësitë që gratë dhe të rinjtë i hasin gjatë hyrjes në tregun e punës si dhe investimet e huaja direkte.

Lajme

23/03/2017 07:35

Pjesëmarrësit do të diskutojnë me aktorët kryesor për vështirësitë që gratë dhe të rinjtë i hasin gjatë hyrjes në tregun e punës dhe ngritjes profesionale.

Investimet e huaja direkte do të jenë një temë tjetër diskutimi, për shkak të rëndësisë së saj për tregun aktual të punës në Kosovë, duke u fokusuar në përfitimet pozitive që Investimet e Huaja Direkte i sjellin vendeve në zhvillim.