Në Facebook mund t’i shihni të gjitha fotot që një person i ka pëlqyer (Foto)

Facebook ka një veçori publike por të pavërejtur më parë, që i lejon përdoruesit të shikojnë fotografitë që një person i ka pëlqyer prej se është regjistruar në rrjetin social.

Auto & Tek

03/10/2015 14:17

Duke shkuar në hapësirën për kërkim në krye të rrjetit social dhe duke shënuar “Photos like by” (fotografitë e pëlqyera nga) – për ndonjë person të caktuar, ju mund t’i shihni të gjitha fotografitë që një person i ka pëlqyer përgjatë gjithë historisë së tij në Facebook.

E njëjta vegël mund të përdoret edhe për ju, duke shkruar “Photos liked by me”, transmeton lajmi.net.

Ju mund të kërkoni gjithashtu për gjëra të tjera, si për shembull për ndonjë grup që e pëlqejnë shumica e miqve tuaj duke shkruar “Friends who like” (miqtë që e pëlqejnë) një emër të një grupi të caktuar. (lajmi.net)
Screenshot_3