Në Bruksel sot diskutohet për emrin e Maqedonisë

Sot në Bruksel pritet të ketë takim mes ndërmjetësuesve për emrin e Maqedonisë, Mattheë Niemetz, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

Lajme

12/12/2017 09:52

Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë dritë të gjelbërt negociatorit të angazhuar Naumovski që të diskutojë me palën greke dhe ndërkombëtare, që ky kontest të merr fund dhe vendit t’i hapet rruga për integrimin euro-atlantik, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Takimi do të fillojë nga ora 12:15 pas dite ku Niemetz do të mbajë konferencë për shtyp nga zyrat e Kombeve të Bashkuara, njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë.

Me Naumovskin do të jenë edhe zyrtarë të punëve të jashtme të Maqedonisë