Në anën e kujt do të jetë gjithmonë Vesa Luma?

Edhe pse KB Peja u shpall kampion, kjo gjë nuk bëri që Vesa të zhgënjehet nga Sigal Prishtina apo nga tifozeria Plisat, për të cilët këngëtarja prishtinase gjithmonë ka shprehur admirim

ShowBiz

11/03/2015 10:00

Vesa Luma, ka postuar dy fotografi në Facebook ku shihet se është në një sallë sporti dhe ishte përpara tifozëve të cilët në zemrat e tyre kanë ngjyrat bardhë e kaltër, ashtu edhe sikurse shalli i Plisave që ajo mbante në dorë.

Ndërkaq mbishkrimi që Vesa u ka lënë këtyre fotove është se çfarë do që të ndodhë ajo do të jetë në anën e tyre. Kujtojmë që këngëtarja ka edhe një këngë kushtuar këtij grupi të tifozëve. Lajmi.net