Në 10 vjetorin e martesës këtë dhuratë e pranoi Ariana nga Ermali

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë një nga çiftet më të pëlqyera të estradës.

ShowBiz

17/10/2018 16:32

Ata janë të martuar prej vitesh ku tashmë gëzojnë një familje të shëndoshë dhe janë prindër të tre fëmijëve, shkruan lajmi.net

Kështu çifti sot festojnë 10 vjetorin e martesës së tyre teksa në Instagram shfaqen pranë njëri-tjetrit. “Urime 10 vjetorin dashuria ime”, shkruan Ermali në postimin e publikuar në rrjete sociale ku shihet edhe një tortë.

Përveç se gëzon një jetë të lumtur, Ermali po shijon sukseset e karrierës së tij të bujshme ku nuk ndalet së performuari në vende të ndryshme.

“Daja” dhe “Flakë”, janë dy këngët e fundit të artistit Fejzullahu që u pëlqyen tejet shumë nga fansat. /Lajmi.net/