Ndryshon moti, këto janë temperaturat për nesër

Nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, pasditja do të përcillet me vranësira dhe riga lokale shiu.

Lajme

19/10/2018 23:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell, pasdite me vranësira të pjesshme dhe mundësi për riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, përcjell lajmi.net

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet të shoqërohen me riga të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypaja atmosferike do të ketë luhatje por vlerat e saj mbeten mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”. /Lajmi.net/