Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e para të javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se dy ditët e para të javës do të kemi mot të ndryshueshëm.

Lajme

10/02/2019 21:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se të hënën dhe të martën në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, reshje të borës do të ketë pasditen e së hënës dhe do ta përfshijnë gjithë territorin.

Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e Kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet parashihen 2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 6 deri në 13 gradë Celsius (ditën e hënë). Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/