Ndryshon mendje Albin Kurti, uron Kosovën për fitore

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll pas fitores ndaj Maltës.

Lajme

17/11/2018 21:21

Kurit ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë, përcjell lajmi.net.

Përmes një postim në Facebook, ai ka shkruar se të rinjtë dhuruan spektakël.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Albin Kurti shpesh herë është shprehur kundër simboleve të Kosovës, madje edhe duke mos i respektuar ato në disa raste. /Lajmi.net/