Ndodh edhe kjo: Presidentin e Ukrainës e mashtron presidenti i rrejshëm i Kirgizisë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko u bë viktimë e një telefonate të rreme. Poroshenko ka menduar se është duke biseduar në telefon me homologun e tij nga Kirgizia, Almazbek Atambajev, por është zbuluar se ai realisht nuk foli më të. Kjo u hetua pasi u publikua në faqen zyrtare të presidentit ukrainas.

Bota

04/11/2016 00:01

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, vlerësoi se ky ishte “provokim i planifikuar”, i cili tani është duke u hetuar që të zbardhet rasti.

“Jemi duke i analizuar të gjitha detajet e asaj që ndodhi, por ajo që tashmë që është e qartë, është se këto veprime kanë pasur qëllim ta dëmtojnë iniciativën e Ukrainës për të Kombet e Bashkuara që ka të bëjë me Krimenë”, tha zyrtari për AFP-në, transmeton lajmi.net.

Një burim anonim nga zyra për informim e presidentit të Kirgizisë, tha se, “është e mundur që dikush të ketë mashtruar udhëheqësin ukrainas.”

Nga ana tjetër mediat ruse, thanë se konfuzioni mund të jetë shkaktuar nga “mashtruesi” nga Moska, Aleksej Leksus Stoljarov, i cili ka bërë mashtrime të ngjashme edhe në të kaluarën. /Lajmi.net/