Ndodh edhe kjo: Donald Trump interviston vetveten (Video)

Kandidati për president të SHBA-së nga radhët e republikanëve ka “intervistuar vetveten” në emisionin Tonight Show të komedianit Jimmy Fallon.

Fun

12/09/2015 18:26

Në fakt kjo është një skenë komike që Jimmy Fallon ka zhvilluar në kuadër të emisionit humoristik të tij.

Përderisa Donald Trump njihet si lider ofensiv, Jimmy merr rolin e vet Trumpit dhe i bënë atij pyetje në formën se si ai do të dëshironte të pyeste veten, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, në momente të caktuara të intervistës, Jimmy, përderisa është duke luajtur rolin e Trump gjersa Trump i vërtetë është përpara tij, ai edhe përgjigjet vet në disa pyetje të caktuara. /lajmi.net

YouTube player