Ndërron jetë komediani i njohur në moshën 32 vjeçare

Komediani, Kevin Barnett, i cili e ka shkruajtur dhe është shfaqur në serinë 'Rel' të Fox ka vdekur në moshën 32 vjeçare.

ShowBiz

22/01/2019 23:39

Njoftimi u bë të martën nga Ben Kissel teksa dha lajmin e hidhur për të gjithë fansat e Barnett, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

‘Është shumë prekëse të ju informojmë për vdekjen e Kevin Barnett. Gëzimi që ai solli në jetën tonë është dhurata më e madhe që kemi marrë ndonjëherë. Kujtojini miqve tuaj se i doni ata, sepse kurrë nuk e dini kur jeni apo kur do t’i shihni përsëri. Ne ju duam KB “.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende.

Ai postoi për herë të fundit në Instagram, gjatë fundjavës kur ishte në Meksikë, duke bërë shaka se ishte akuzuar për përvetësim kulturor për shkak të veshjes së tij. /Lajmi.net/