Ndërkombëtarët do ta propozojnë zgjidhjen

Analisti politik Armand Shkullaku ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar jopublikusht do ta thotë fjalën e vet për zgjedhjet e ngërçit politik në Kosovë.

Lajme

16/10/2014 08:58

“Nuk kam asnjë dyshim se faktori ndërkombëtar do ta gjejë mënyrën që ta thotë fjalën e vet dhe do të propozojë zgjidhje e cila, në radhë të parë, do të jetë në të mirë të qytetarëve, pastaj do t’i kënaqin edhe ambiciet e politikanëve me poste dhe pushtet”, ka thënë Shkullaku.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se blloku duhet të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit, ose të ulen me Thaçin për të diskutuar edhe për mundësinë e një qeverisjeje të përbashkët.

Mendoj se ulja e bllokut me PDK-në, qoftë edhe pa pasur një projekt konkret, mund ta shtensiononte situatën dhe të shkohet drejt një zgjidhjeje”, është shprehur ai.

Shkullaku ka vlerësuar se blloku duhet të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe të pranojë të ulet me Hashim Thaçin për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja.