Ndër prioritetet kryesore të jashtme të Serbisë, edhe dialogu me Prishtinën

Prioritetet kryesore të jashtme të qeverisës serbe janë vazhdimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën, tha të hënën ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. 

Lajme

12/05/2014 18:30

Duke folur para studentëve të akademisë diplomatike në Beograd, Daçiq tha se pos këtyre dy çështjeve, prioritet i politikës së jashtme serbe do të jetë edhe bashkëpunimi me partnerët kryesorë në skenën ndërkombëtare.

Ndër çështjet që bëjnë pjesë në prioritete ai tha se janë edhe zhvillimi i raporteve të mira ndërfqinjësore, si dhe ndërtimi i një Serbie moderne, stabile e të përkushtuar ruajtjes të së drejtës ndërkombëtare dhe i së drejtës ndërkombëtare.

Daçiq, i cili në qeverinë e mëparshme ishte kryeminsitër dhe ministër i Brendshëm, në qeverinë e re të Vuçiqit është ministër i Jashtëm, kurse ky prononcim i tij i sotëm flet se Serbia tashmë e trajton Kosovënm si çështje të jashtme.