Ndahet nga jeta gruaja më e pasur në botë

Liliane Bettencourt, vajza e themeluesit të kompanisë së njohur “l'Oréal”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Bota

21/09/2017 18:58

Lajmi është konfirmuar nga vajza e saj këtë të enjte.

Lindur në Paris në vitin 1922, sipas Forbes, ajo ishte gruaja më e pasur e botës, me 39.5 miliardë $.

Vajza e vetme e Eugene Schueller, themeluesi i kozmetikës shumëkombëshe, e cila në vitin 1950 u martua me politikanin franceze André Bettencourt.

Në vitin 1957, ajo trashëgoi nga babai i saj biznesin familjar, duke qenë aksioneria kryesore e saj./SYRI.net/