Ndahen pas dy vitesh çifti i njohur i shoubizit! Fjalët lamtumirëse i thanë nëpërmjet këtyre statuseve

Çifti i njohur Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes dy vjeçare.

ShowBiz

14/03/2018 13:22

Lajmin e ndarjes së tyre e dha fillimisht “The sun” sipas të cilëve çifti është ndarë për shkak të ngarkesës në punë që ka sjellë presion në marrëdhënien e tyre, shkruan lajmi.net

E më pas ky lajm u konfirmua nga vetë Zayn pas një postimi në Twitter.

“Unë dhe Gigi kishim një lidhje kuptimplotë, me dashuri dhe argëtim. Kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigin si një femër dhe një shoqe. Ajo ka një shpirt të mrekullueshëm. I jam mirënjohës fansave tanë që e respektojnë këtë vendim të vështirë dhe privatësinë tonë në këtë moment. Do donim që këtë lajm ta jepnim vetë të parët. Ju duam të gjithëve”, ishin fjalët e tij.

E pak më vonë nuk ka munguar as reagimi i Gigi Hadid e cila ish të dashurit të saj i ka uruar gjitha të mirat nëpërmjet një statusi.

“Deklaratat mbi ndarjen shpeshherë duket sikur vijnë vetëm nga njëra palë sepse nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë kalojnë dy njerëz brenda dy vitesh, jo vetëm në një lidhje, por përgjithësisht në jetë. Jam mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zayn dhe unë ndamë së bashku. I uroj gjithë të mirat dhe do vazhdoj ta mbështes si një shoqe që kam respekt dhe dashuri të pafund. Sa për të ardhmen, çfarë është shkruar, do ndodhë”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/