Naftëtarët mbi shtetin, ATK në hall me fiskalizimin e këtyre bizneseve

Administrata Tatimore e Kosovës assesi nuk po arrin që t’i bindë bizneset që merren me shitjen e naftës që të fiskalizohen me arka speciale.

Lajme

12/09/2015 09:19

Ky institucion që nga nëntori i vitit 2012, kur ishte marrë vendim që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, ka arritur të fiskalizojë vetëm dhjetëra kompani.

Gjatë gjithë vitit të kaluar naftëtarët kishin kundërshtuar këtë lloj fiskalizimi, pasi thirreshin në çmimet shumë të larta, por edhe deklaroheshin se janë duke operuar me arka fiskale që i mbajnë në zyra, por nuk i kanë vënë në funksion pajisjet fiskale të veçanta, të cilat faturojnë çdo litër që del nga dispeçeri i pikës së karburanteve.

Në Administratën Tatimore të Kosovës, të dorëzuar para tyre, kanë pranuar se nuk ka përfunduar ende fiskalizimi i kompanive të naftës.