Myslimanët parashikojnë se Jezusi do ta mposhtë ISIS-in

Duket mjaft befasuese, por duket se fundi i ISIS-it është në duart e Jezusit, sipas disa parashikimeve të disa myslimanëve.

Fun

19/11/2015 22:01

Kohët e fundit, ka pasur shumë shkrime në webfaqe të ndryshme mbi faktin se ardhja e ISIS do të thotë edhe afrimi i fundit të botës.

Në të njëjtën kohë, faqe ortodokse, krishtere dhe myslimane në internet janë duke e parashikuar kthimin e Jezusit në fillim të vitit 2022, duke filluar kështu një orë profetike islame prej 7 vjetëve, para afrimit me shpejtësi të Armagedonit.

Por, sipas tyre, para se të vijë Jezusi, vitet e ardhshme duhet të sjellin disa ngjarje të rëndësishme sipas eskatologjisë islame.

Së pari, lumi Eufrat do të shfaqë një mal me ar, pastaj Gadishulli Arabik do të mbulohet me lumenj dhe livadhe. Më pas, disa myslimanë në mbarë botën do të transformohen në mënyrë të pashpjegueshme në majmunë dhe derra, për shkak të përpjekjeve të tyre për të bërë të ligjshme disa mëkate të mëdha, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, ju mund të prisni ardhjen e Mehdiut. Më pas, sipas tyre, do të shohim ardhjen e Mesiut të rremë apo Antikrishtit, zbritjen e Isa-së – që është Jezusi – dhe luftën e tij me Antikrishtin, pasuar nga ardhja e Gog dhe Magogëve. Pas këtyre ngjarjeve, njerëzit do të përjetojnë këto ngjarje:

– Lindja e diellit në perëndim
– Shfaqja e bishës së Tokës
– Era që do t’ua marrë shpirtin besimtarëve
– Shkatërrimin e Medinës
– Shkatërrimin e Qabes në Mekë nga Abisinianët
– Dhe zjarri që do të dalë nga Jemeni për t’i mbledhur njerëzit në Sham para ardhjes së Ditës së Gjykimit.

Por, logjikisht, që të gjitha këto ngjarje të ndodhin brenda 7 viteve është pak e vështirë. Nëse gjithçka nuk fillon të ndodh shpejtë, ju mund të pritni të paktën vetëm shuarjen e ISIS-it.

Por, nëse del të jetë e vërtetë, çfarë njeriu pritet të jetë Mehdiu? Profecitë myslimane janë tmerrësisht të qarta, dhe duket se e parashikojnë dhe e premtojnë fundin e ISIS-it.

“Në fundin e kohës, një fatkeqësi e rëndë do të zbresë mbi Umetin tim nga sunduesit e tyre. Një fatkeqësi e keqe që nuk është parë ose dëgjuar më herët. Kupa e qiellit të ngushtohet mbi ta dhe Toka do të jetë e mbushur me tirani dhe shtypje, nga ku asnjë besimtar nuk do të gjen strehim nga shtypja. Pastaj Zoti do të dërgojë një njeri i cili do ta mbushë Tokën me barazi dhe drejtësi, ashtu siç ishte e mbushur me shtypje dhe tirani”, thuhet në mes tjerash në parashikimet e tyre duke cituar se këto fjalë t’i ketë thënë Muhamedi.

Edhe pse myslimanët dhe të krishterët nuk pajtohen në lidhje me Jezusin, se çfarë ishte ai në fakt – me të krishterët që pretendojnë se ai ishte Perëndia dhe me myslimanët që thonë se ai ishte thjeshtë një pejgamber – të gjithë pajtohen në lidhje me atë se çfarë njeriu ishte ai dhe çfarë njeriu do të jetë: një njeri i cili përmbushi Besëlidhjen hebreaike dhe i mësoi pasardhësit e tij për dhembshurinë dhe dashamirësinë, shembulli i tij mbetet një burim shprese dhe frymëzimi për gjithë njerëzimin. (lajmi.net)