Mustafës i verifikohet llogaria në Twitter

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka bërë të ditur se llogaria e tij në rrjetin social Twitter është verifikuar.

Lajme

23/06/2016 14:02

Mustafa ka thënë se të gjitha deklarimet  e tij në këtë rrjet social janë në llogarinë e verifikuar.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se rrjeti social Twitter, në të cilin kryesisht komunikoj në çështje të interesit dhe partneritetin ndërkombëtar, tani më ka verifikuar llogarinë time @IsaMustafaKS. Të gjitha prononcimet e mia në rrjetin social Twitter janë vetëm në llogarinë e verifikuar”, ka shkruar Mustafa.