Mustafa: Si mund të jemi partner me VV-në kur i kanë çuar 72 lëndë për mua në prokurori

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka folur Isa Mustafa.

Lajme

15/08/2017 19:42

Kryetari i kësaj partie i pyetur nga gazetarët për koalicionin me Vetëvendosje, ka thënë njëherë do të presin që PDK t’i konsumoj procedurat për të prezantuar kandidatin.

Ndërsa për Vetëvendosjen ka thënë se kanë disa çështje që duhet t’i sqarojnë para se të krijojnë partneritet, raporton arbresh.info.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë s’më ka thirrë prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur Mustafa.