Mustafa po e përcjell situatën për trenin serb nga zyra e Qeverisë

Ndonëse treni serb pritet që sonte të hyjë në Kosovë, lajmi.net mëson nga burimet e veta se kryeministri Isa Mustafa është duke e vëzhguar situatën nga zyra e tij.

Lajme

14/01/2017 17:34

Sipas po të njëjtave burime, thuhet se kryeministri Mustafa ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante rreth trenit serb.

Bëhet e ditur se së bashku me kryeministrin Mustafa, të pranishëm janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku./Lajmi.net/