Mustafa nuk e sheh të lehtë shuarjen e strukturave paralele në veri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur për arritjen e marrëveshjes për shuarjen e strukturave paralele në veri, ka thënë se jemi në rrugë që një gjë e tillë të ndodhë.

Lajme

28/03/2015 19:40

Por, Mustafa nuk e sheh si të lehtë këtë proces. Ai gjatë vizitës që i ka bërë sot Komunës së Suharekës, para gazetarëve është shprehur se shuarja e strukturave paralele është e rëndësishme për funksionimin komunave veriore.

“Është gati me u përfunduar marrëveshje, të hënën do të shohim edhe një herë se si qëndron ajo tërësisht. Jemi në rrugë që ajo të shuhet, unë nuk mund të deklaroj se ajo është kryer sot përfundimisht, sepse nga njëherë implementimi i marrëveshjeve nuk është aq i lehtë”.

“Duhet të integrohet pastaj në strukturat e pushtetit kosovarë të cilat veprojnë ën veri të vendit. Është i rëndësishme edhe për funksionimin e komunave atje, por edhe për marrëveshjet që duhet bërë atje për  themelimin e Asociacionit të komunave”, ka thënë Mustafa.