Mustafa në vitin 2014: Nuk e votojmë Ushtrinë nëse si këmbim janë vendet e rezervuara – Lajmi.net
Mustafa në vitin 2014: Nuk e votojmë Ushtrinë nëse si këmbim janë vendet e rezervuara
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:37, 14 March 2018
Isa Mustafa
Isa Mustafa
Më 29 prill të vitit 2014, aso kohe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e kishte konfirmuar mbajtjen e takimit të liderëve politikë me partnerët ndërkombëtarë.

Por jo vetëm kaq. Ai kishte përsëritur edhe njëherë qëndrimin se LDK nuk e ka ndërmend të lëshojë pe për të votuar vendet e rezervuara, në këmbim të të FAK-ut.

“Tashmë e dini që përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme shkaku i krizës qeverisëse në Kosovë, duhet të votojmë për krijimin e Forcave të Armatosura dhe për Ligjin e ri të zgjedhjeve. Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithherë, çmon angazhimin dhe kontributin e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë në të gjitha proceset zhvillimore që ka kaluar vendi ynë. Deputetët e LDK-së, në unanimitet do të votojnë për krijimin e Forcave të Armatosura”, kishte thënë Mustafa, teksa pati shtuar se këtë votim, deputetët e LDK-së as nuk e kushtëzojnë dhe as nuk e ndërlidhin me asnjë proces tjetër.

“Ju sigurojë se si kryetar i LDK-së, në kontekst të krijimit të Forcave të Armatosura, nuk më është kërkuar asnjëherë nga partnerët tanë ndërkombëtarë asnjë kompromis, përfshirë edhe atë për miratimin e kërkesës për vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat. Prandaj, më lejoni të ju shpjegoj se votimin e Forcave të Armatosura po e kushtëzon kryeministri në largim dhe partia e tij. Ata po rrezikojnë krijimin e Forcave të Armatosura, duke cytur disa nga përfaqësuesit e pakicave, përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, ta kushtëzojnë votimin e Forcave të Armatosura me vazhdimin e vendeve të rezervuara”, ka thënë më tej Mustafa.

Mustafa ishte i bindur se duke i thënë “jo” vendeve të rezervuara i ndihmohet Kosovës.

“Të bindur se kështu i ndihmojmë më së shumti të sotmes dhe të ardhmes së Republikës sonë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë i themi JO vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës. Ky është qëndrim parimor, ligjor dhe kushtetues që LDK e zbaton dhe e afirmon si qëndrim që duhet ta mbajnë të gjithë ata që vërtetë angazhohen për një Kosovë demokratike e kushtetuese”, kishte thënë Mustafa, shkruan lajmi.net.

Sot, katër vjet më pas, në Kuvendin e Kosovës është riaktualizuar çështja për të cilin Mustafa ka folur më 29 prill 2014.

Ka qenë kryeministri Haradinaj i cili sot në seancën e Kuvendit tha se LDK-ja e ka bllokuar në vitin 2014 formimin e Ushtrisë.

Mirëpo, deputetët e LDK-së kanë thënë se Mustafa asnjëherë nuk e kushtëzuar krijimin e Ushtrisë, por kanë shtuar se për vendet e rezervuara kanë qenë kundër. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO