Mustafa në shënimin e 40 vjetorit të EPP, takon liderët evropianë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në shënimin e 40 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Luksemburg, ku janë të pranishëm liderë të shteteve dhe të partive kryesore të qendrës së djathtë, të vendeve të Bashkimit Evropian.

Lajme

30/05/2016 19:33

Të pranishmëve në ceremoninë zyrtare iu drejtuan Angela Merkel, Kancelare Federale e Gjermanisë, Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, Donald Tusk, President i Këshillit Evropian, Joseph Daul, President i EPP-së dhe disa përfaqësues të tjerë të lartë të EPP-së.

Kryeministri Isa Mustafa ka pasur rastin të takohet me shumë drejtues të shteteve dhe të qeverive evropiane, përfaqësues të mekanizmave të BE-së, si dhe politikanë të nivelit më të lartë të partive të qendrës së djathtë nga shumë vende të Evropës. /lajmi.net

ZKP-2