Mustafa: MSA na ofron në një front të përbashkët me BE-në (Video)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se MSA-ja është një marrëveshje që na ofron cilësi të tjera të demokratizimit të vendit dhe të të gjithë qytetarëve në një front të përbashkët karshi BE-së dhe me BE-në.

Lajme

02/11/2015 12:36

Ai falënderoi të gjitha të ata që janë angazhuar në këtë proces, duke thënë se është një proces për një shtet ligjor dhe mundësi tregtare dhe ekonomike me BE-në.

“Është një marrëveshje që na ofron cilësi të tjera të demokratizimit të vendit të të gjithë qytetarëve në një front të përbashkët karshi BE-së dhe me BE-në. Fryma e marrëveshjes është frymë e qytetarëve të Kosovës që janë përcaktuar pro frymës evropiane. Pas kësaj marrëveshje mbesin edhe dy çështje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit, siç është anëtarësimi në UNESCO dhe data për liberalizimin e vizave”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se procesi i MSA-së është i rëndësishëm në zhvillimin dhe rrugën e vendit tonë dhe për ekonominë e integrimin e Kosovës.

“Pres që gjithë ne ta votojmë ashtu siç u propozua në Kuvend, ligjin për ratifikimin e MSA-së”, tha kryeministri derisa kërkoj që MSA-ja të kaloj në Kuvend.

YouTube player