Mustafa mbështet idenë e Thaçit për dekriminalizimin e skenës politike (Video)

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkrahur idenë e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike.

Lajme

17/05/2016 11:56

Mustafa ka thënë se do të mbështeste çdo nismë që në Kuvendin e Kosovës të mos ketë njerëz që kanë probleme me ligjin.

Ai ka thënë se praktikat e vendeve të rajonit ku njerëz që janë deputetë dhe kanë probleme me ligjin tregojnë për një nevojë që të bëhet një reformë e tillë.

“Do ta përkrahja çdo iniciativë e cila do të mundësonte që Parlamenti i Kosovës ta shtojë  autoritetin e vet, që aty të kemi njerëz të besueshëm që nuk kanë probleme me ligjin dhe nuk atakohen me ligjin”.

“Në rastet e ndryshme që i kemi në rajon kur problemet e shkeljes së ligjin po ndodhin brenda parlamentit, neve na bëjnë që domosdoshmërish të marrim reforma që në parlament të  mos kemi njerëz që kanë probleme me ligjin”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ideja për një dekriminalizim të skenës politike ka ardhur nga presidenti Thaçi. Ai ka thënë se do të iniciojë ndryshme ligjore  në mënyrë që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz që kanë probleme me ligjin.

Ai për këtë ka kërkuar mbështetje nga liderët politikë dhe shoqëria civile./ lajmi.net

 

YouTube player