Murati kërkon që Kosova të largohet nga CEFTA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që Kosova ta trajtojë seriozisht largimin nga CEFTA.

Lajme

25/11/2018 20:07

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht largimin nga CEFTA, pasi që sipas tij, Kosova në CEFTA është pranuar përmes UNMIK-ut, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se në këtë mënyrë Kosova ndërton pozicion parimor.

Postimi i plotë i Muratit pa ndërhyrje:

Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut .

Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës.

Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment). /Lajmi.net/